Elvana Gjata sapo ka publikuar bashkëpunimin “Off Guard” me të famshmin Ty Dolla Sign, që shënon fillimin e karrierës së saj ndërkombëtare. Ndërkohë që Elvana po shijon suksesin e kësaj kënge, ajo na ka bërë me dije se cila do të jetë kënga e radhës, që si gjithmonë mban vulën e Poo Bear.

Producenti i famshëm Poo Bear, i cili njihet si një prej bashkëpunëtorëve kryesorë të Justin Bieber, ka publikuar albumin e ri me pesëmbëdhjetë këngë që titullohet “Bearthday Music”. Ndërmjet bashkëpunimeve me këngëtarë të njohur si J Balvin dhe Justin Bieber, në vendin e gjashtë renditet bashkëpunimi me Elvanën, kënga “Shade”. Në postimin që ka bërë në Instagram Elvana ka shkruar për Poo Bear: “Kam qenë duke pritur kaq shumë për këtë, saqë më dukej sikur do shpërtheja. Nuk mund të isha më shumë e lumtur dhe e bekuar se sa të isha pjesë e albumit tënd unik! Faleminderit për muzikën që më dhurove dhe për çdo gjë që ke bërë për mua!”

Kjo këngë pritet të jetë një sukses i madh për Elvanën, e cila po hedh hapa të sigurt drejt një karriere ndërkombëtare.