Aktorja e njohur dhe shumë e dashur për publikun Eva Longoria po shijon pritjen e ëmbël. Aktorja do të bëhet nënë për herë të parë, por ka diçka që e shqetëson. Është pikërisht fakti se ajo nuk e ka menduar akoma emrin e bebit që së shpejti do të vijë në jetë.

Pikërisht kësaj çështje u mundua t'i japë zgjidhje Ellen, e cila e kishte të ftuar të radhës në programin e saj "Ellen Show" yllin e "Shtëpiake të dëshpëruara" Eva Longoria.

Sugjerimet e Ellen për emrin e fëmijës shkaktuan të qeshura pafund në publik. "E nisim me Poquito Mas, Don Jolio apo Tequila Sunrise?" - pyeti Ellen duke marrë një përgjigje e cila dukej refuzuese - “Si emra pijesh alkoolike.”

Mirëpo Ellen vazhdoi me sugjerime të shumta ku miksonte plot humor data të shënuara të festave kombëtare. Sigurisht që e gjithë situata u shoqërua me të qeshura të mëdha. Eva Longora është e lidhur me 49-vjeçarin Jose Antonio Baston që prej viti 2015-të. Fëmija pritet të vijë në jetë në muajin qershor.