Martesa 35-vjeçare me Kostandinën i ngjet një fluturimi me avion, në hapësirën e pafund, mes qiellit të mrekullueshëm, me valle resh të bardha, por edhe me turbulenca. Sot, aktori i humorit e kujton si “ohuuu” atë kohë të largët e të hershme me Konstandinën, por jetëgjatësia e kësaj martese ka sekretet e saj.
Një prej më të ëmbëlve është, pa asnjë dyshim, statusi i gjyshit. Dashuri mbi të gjitha dashuritë, motivi i jetës së tij dhe i jetës së të gjithëve. Adea, sot është një 11-vjeçare që është rritur nga gjyshi dhe gjyshja. Agroni nuk është ndarë për asnjë sekondë nga ajo. Por shumë shpejt, do të bëhet edhe gjyshi i një nipi.
Lajmin e ka dhënë sonte live në Piter Pan vetë aktori i humorit, i cili ndau me fëmijët edhe emocionet e të qenit gjysh: “Nuk e mendoja se do bëhesha gjysh aq herët, isha 46 vjeç, por nuk pata mundësi të shijoja kohën me fëmijët e mi. Kështu që e kam shijuar shumë me Adean” – tha Agroni duke ndarë edhe lajmin se së shpejti do të bëhet gjysh sërish.