
Adrian Gaxha dhe Luana Vjollca kanë qenë një nga çiftet më të përfolura të showbiz-it shqiptar, jo vetëm gjatë kohës që kanë qenë të lidhur, por edhe pasi lidhja e tyre përfundoi papritur. Por pas kaq vitesh ajo që nuk pritej ishte deklarata e Adrian Gaxhës në lidhje me Luanën.

I ftuar në “Një kafe me Labin” në rubrikën 3ND, Adriani është vënë në siklet veçanërisht nga një pyetje. I pyetur se cilat janë tre mendimet e para kur shikon një foto të Luana Vjollcës, duke qeshur ai është përgjigjur: “Sa qenka zbukuruar. Më vjen mirë për sukseset e saj. Eksperiencë e veçantë, një prej dashurive të para”. Kjo deklaratë e Adrianit ishte gjëja e fundit që pritej, pasi ai tregohet gjithmonë i rezervuar për jetën e tij private.

