Moderatorja aq shumë e dashur për publikun, rrallë bën dedikime publike për personat më të rëndësishëm të jetës së saj, siç janë bashkëshorti dhe vajza, por kur kjo ndodh shkakton gjithmonë "zhurmë"! Ka bërë diçka ndryshe ditën e sotme Rudina Magjistari, që me shumë mundësi do t'ju pëlqejë edhe juve.

Vetëm pak minuta më parë, ajo ka postuar një foto të partnerit, Xhavit Bajrami gjatë momenteve të ushtrimit në palestër të tij, ndërkohë që Rudina e shoqëron foton me një emoji me zemra. Dhe të mos harrojmë faktin që ai është një kampion i njohur i kick-boxing dhe sporti është një nga angazhimet dhe pasionet e tij më të mëdha. Jo vetëm pse ka lidhur aspektin profesional me të, por sepse të ushtruarit në palestër është edhe një motivim i mirë për të nisur ditën me shumë energji.

 

ð?? @gym_n_juice.al ð??

A post shared by R U D I N A (@rudinamagjistari) on

Dhe kjo është një foto vërtet e bukur, e sidomos kur postohet nga bashkëshortja merr tjetër vlerë në sytë e publikut apo jo?!