Sipas një lajmërimi të lëshuar nga Ambasada Suedeze në Tiranë, kjo fundjavë do të jetë  e paharrueshme për të rinjtë e kryeqytetit. Jeni gati?

Më datën 28 prill, David Giese, i njohur me emrin e tij të artit si Joraxen do të performojë këtë fundjavë në zemër ët kryeqytetit duke ndezur mbrëmjen për orë të paharrueshme.

I njohur në krijimtarinë e tij në zhanerin Punk, Dub, Hip Hop dhe Electro, eksperienca në rreth 500 vende e skena të mëdha botërore që prej vitit 1988. Ardhja e tij në Tiranë do të sjell pak nga kjo frymë europiane duke u shndërruar në festat më të preferuara për të gjithë.