Ka vendosur të kthehet fuqishëm në jetën publike, por këtë herë me diçka komplet të re! Nuk bëhet fjalë për muzikë, apo biznes, fusha të cilat ajo i ka eksploruar prej vitesh, pasi angazhimi i ri është i një natyre krej tjetër.

Ka mjaftuar një foto që ajo ka postuar në instagram me gazetarin Olti Curri, dhe Zaimina Vasjari ka bërë publik projektin e ri. Quhet Master Class Albania dhe është një konkurs i madh i dedikuar për të gjitha grimieret shqiptare. Vet këngëtarja e quan gara e grimerëve profesionist, ku siç kuptohet roli i saj do të jetë ai i monitorimit të këtij konkursi prej fillimit deri në finalizim, si edhe moderimi i tij.

Por, si çdo gjë e re që ndodh për herë të parë, ka gjithmonë opinione të ndryshme. Sidomos kur je personazh publik, këto të fundit janë të paevitueshme. Kështu, ka qenë komenti i një ndjekëse të faqes së Zait, e cila i ka shkruar se dihet kush do e fitojë konkursin, grimierja personale e këngëtares, që quhet Elona. Kaq ka mjaftuar dhe mami i Khloe-s nuk ka qëndruar gojëmbyllur. Ajo ka reaguar ashpër. Ndër të tjera ka shkruar: "Nuk kam ofenduar gocën që ka bërë komentin,por nuk mund të lejoj që në këtë projekt në të cilin do të jenë pjesëmarrës në konkurrim grimierë nga e gjithë bota, të shprehet mendimi se mund ta fitojë shoqja ime. Unë atë koment nuk e kam marrë si kompliment ndaj grimieres sime ku theksohet që është shoqja ime. Për respekt të konkurrentëve dhe përgjegjshmërisë të gjithë ekipit që punon për këtë projekt dua të sqaroj këto mesazhe që disa njerëz si ty i marrin për kompliment, por për të tjerë që konkurrojnë e shohin ndryshe atë koment".

Siç duket, Zaimina ka vendosur të flasë dhe të sqarojë publikisht të gjithë ata që kanë komente mbi këtë projekt të ri, që do e rikthejë atë në sytë e fansave dhe ndjekësve të shumtë.