Si të bëhesh milioner është kthyer në një temë tabu. Për shumë njerëz, të jesh një milioner do të thotë siguri dhe një jetë luksoze dhe argëtimi. Në realitet, një milioner është në thelb dikush, vlera neto e të cilit tejkalon 1 milion $. Të thuash që mund të bëhesh i tillë pa arritur të 30-at duket çmenduri. Nuk duhet të jetë tabu, përkundrazi mund të bëhet realitet në ditët e sotme.
Ja cilat janë hapat që të garantojnë se mund të bëhesh edhe ti milioner kur të arrish të 30-at:
Ndiqni paratë
Në klimën e sotme të ekonomisë nuk mund të arrish statusin e një milioneri vetëm duke kursyer. Hapi i parë është të fokusoheni në rritjen e të ardhurave dhe ta bëni përsëri këtë gjë. Filloni të ndiqni paratë dhe kjo do t’ju bëjë që të forconi të ardhurat tuaja dhe të vëreni mundësitë.
Kurseni për të investuar, mos kurseni për të ruajtur
Mënyra e vetme për të kursyer paratë tuaja është t’i investoni ato. Vendosini paratë tuaja në llogari të sigurta dhe të paprekshme. Për asgjë në botë mos i prekni këto para, as për raste emergjence. Kjo do të bëjë që të ndiqni hapin e parë (të rrisni të ardhurat).
Shmangni borxhet që nuk mund t’i shlyeni
Bëjeni rregullin tuaj, që të mos përdorni asnjëherë borxhe që nuk ju sjellin fitime. Njerëzit e pasur marrin borxh për të siguruar kthime të larta dhe për të rritur flukset e parave. Të varfërit marrin borxh për të blerë artikuj që i bëjnë të pasurit të pasurohen më shumë.
Trajtojini paratë si një i / e dashur xheloz
Miliona njerëz duan të kenë pavarësi financiare, por vetëm ata që e bëjnë atë një prioritet i fitojnë milionat. Që të bëhesh i pasur dhe të vazhdosh të jesh i tillë duhet patjetër ta bësh prioritet. Paraja është si një i dashur xheloz.
Merr një mentor milioner
Pjesa dërrmuese e jona janë rritur në shtresa të mesme ose të ulëta sociale dhe e kemi trajtuar veten brenda kufijve dhe ideve të kësaj klase. Merrni një mentor milioner personal dhe studiojeni atë. Shumë njerëz të pasur janë tejet bujarë me njohuritë dhe burimet e tyre.
Synoni gjithmonë më shumë
I vetmi gabim financiar, mbase më i madhi që bëjmë është se synojmë gjithmonë pak. Ju duhet të investoni me më shumë. Nuk ka mungesë parash në këtë planet, ata që mungojnë janë vetëm njerëzit që kanë horizont të gjerë.