Aroma e festës, post ditëlindjes së Andrrës, siç duket nuk paska mbarim! Pasi, zgjodhën të kalojnë disa ditë pushimesh dhe relaksi total në Singapor, ku fotot dhe videot e shpeshta të publikuara në instagram na njihnin me vendet përrallore që ata po vizitonin, për Andrrën dhe Sinanin është momenti i një tjetër destinacioni.

Ata kanë zgjedhur këtë herë kryeqytetin e Australisë, për të shijuar atraksionet e vërteta të këtij vendi. Nga plazhet e mbi populluara, tek muzeumet, shëtitjet me varkë nëpër det, por në morinë e pikave interesante që ata po gjurmojnë si dy turistë të zellshëm, çifti i njohur ka ndaluar në një objekt të veçantë që u ka tërhequr vëmendjen. Nostalgjik për traditën e hershme shqiptare, ata janë surprizuar kur janë përballur me diçka të ngjashme në zemër të Sidney-t.

Andrra shfaqet duke i hedhur ujë duarve të Sinanit, ndërsa ata të dy nuk e mbajnë dot të qeshurën edhe vet gjatë xhirimit të videos. Sinani ka shkruar në të: "Kjo është nuse", si për të përforcuar idenë e traditave tona të hershme.