Aloe vera është një nga bimët më të famshme në botë për vetitë e saj kuruese. Sipas legjendave, aloe vera ka qenë sekreti i bukurisë së Kleopatrës. Rritja e saj është e thjeshtë, pasi nuk kërkon kushte të veçanta, madje disa e rrisin në një vazo në shtëpi. Ekstrakti i saj mund të pihet, mund të aplikohet në lëkurë, por edhe mund të merret në formën e kapsulave. Xheli i aloe vera-s ka disa përdorime.

Pastrues grimi
Xheli i aloe vera-s është pastruesi i grimit më i sigurt që mund të ekzistojë, madje edhe për zonën rreth syve që është zona më delikate e fytyrës. Tampona pambuku me xhelin e aloes të ngrirë në frigorifer janë perfekt për t`u vendosur si kompresa për sytë e lodhur dhe të fryrë.
Qetësues për fytyrën dhe djegiet e diellit
Aloe vera njihet si kuruese për aknet, ekzemën dhe irritimet e lëkurës. Rekomandohet të aplikohet 2-3 herë në ditë deri sa zona të shërohet. Edhe për djegiet e diellit aloe është shumë efektive, ajo ndihmon në hidratimin e lëkurës dhe e bën lëkurën të shërohet shumë shpejt nga djegia e diellit.
Shërbën si xhel depilimi dhe post depilimi
Aloe shërben si anti-inflamator falë enzimave të saj, si dhe si hidratuese shumë e mirë falë sasisë së lartë të ujit që përmban. Lehtëson depilimin si dhe mund të përdoret si qetësuese për lëkurën pas depilimit.
Shërbën si antirrudhë
Viatminat C dhe E që përmban aloe vera janë shumë të rëndësishme për ta mbajtur lëkurën të hidratuar dhe të tendosur. Xheli i aloes përthithet nga lëkura katër herë më shpejt se uji, prandaj është një prej hidratuesve më të mirë që depërton në të gjitha shtresat e lëkurës.
Është e rëndësishme edhe për shëndetin e brendshëm
E pasur me vitamina A, B1, B2, B5, B12, C, E, acid folik dhe niacin, aloe e plotëson dietën tuaj me vitamina dhe amino acide, si dhe ndihmon në largimin e stresit. Aloe vera mund të konsunohet e përgatitur në lëngje të ndryshme.