Çfarë është mosha 30 vjeç?! Për disa është ngjarje që duhet pasur frikë. Por, për vajzat më të arsyeshme, kjo fazë shërben si një pikë kthese, e cila shpesh sjell një pikë kthese e cila sjell me vete një përkushtim të ri ndaj kujdesit të lëkurës.
Sipas Alicia Barba, një dermatologe me bazë në Miami, shenjat e para të dëmtimit nga dielli shfaqen zakonisht në të 30-tat tuaja, pasi aftësia rigjeneruese e lëkurës fillon të bjerë. Por, është e rëndësishme të mbani mend se këto ndryshime janë në fakt një reflektim i sjelljes në të kaluarën tuaj. "Dëmtimi që bëni në 20-at tuaj do të shfaqet në vitet 30, 40 dhe 50", shpjegon ajo.
Për fat të mirë, duke ndërmarrë veprime të hershme, mund të bëni një ndikim të rëndësishëm në shëndetin e ardhshëm të lëkurës suaj. "Shumë prej tyre kanë të bëjnë me parandalimin dhe mbrojtjen. Kur je i ri, është e lehtë të mendosh vetëm për fytyrën tënde, por ne duhet ta mbrojmë qafën, gjoksin, duart dhe këmbët. Kur të rritesh, do të fillosh të mendosh për to më shumë".
Ndaj, zgjidhja optimale e dermatologëve, vjen përmes sugjerimit të këtyre produkteve që e bëjnë lëkurën tuaj të duket perfekte edhe pas të 30-tave!

Ekzistojnë kaq shumë diskutime nëse spektri i mbrojtjes së lëkurës duhet me Spf më të madhe se 30 apo jo! Produktet me përbërësit e oksidit të zinkut dhe dioksidit të titanit krijojnë një mbrojtje ideale, ndaj ky krem Shisedo krijon mbrojtjen perfekte dhe mund të aplikohet vetëm një herë në mëngjes.

Të gjithë dermatologët e rekomandojnë një serum me vitaminë C, e mbushur me antioksidantë për një shtresë perfekte mbrojtje nga dielli. Gjithkush duhet ta dijë se rrezet UV depërtojnë sërish në lëkurë, pavarësisht kremit me SPF që ju përdorni. Ndaj, për të neutralizuar radikalët e lirë dhe për të ndihmuar prodhimin e kolagjenit, ky serum është një must.

Nëse nuk përdorni exfoliator për lëkurën, ajo do të jetë pa jetë, dhe e papërpunuar. Është gjithmonë mirë që të aplikoni një pastrues, sidomos në mëngjes. Ky krem e pastron dhe hidraton lëkurën tuaj në të njëjtën kohë.

Lëkura rreth syve tanë është lëkura më e hollë në trupin tonë dhe një nga pikat e para për të treguar moshën tuaj. Fillimi i një kremi sysh nis një zakon të mirë të kujdesit ndaj lëkurës edhe nëse ju ende nuk keni rrudha të dukshme. Niseni me këtë krem që ka përmbajtje të vogël retinoli që ndihmon në ndërtimin e kolagjenit, më pas shoqërojeni me një produkt tjetër që ka në funksion tijin formulën hidratuese me acidin hialuronik.

Ky është një toner i mrekullueshëm, hidratues, me bazë uji dhe acid hialuronik, i cili butësisht trajton lëkurën tuaj dhe parandalon efektin e njollave pas moshës 3o vjeç.

Me gjalp Shea dhe farat e shegës, ky exfoliant heq qelizat e vdekura të lëkurës së trupit, duke i dhënë butësinë e dëshiruar.

Pasi keni mbushur të 20-at, disa vajza mund të fillojnë të shohin shenjat e hershme të diellit ose dëmtimit të lëkurës nga pirja e duhanit. Ka shumë acide të mahnitshme që përdoren në shtëpi një herë në javë ose çdo dy javë për të shtresuar lëkurën. Bëni kujdes që të zgjidhni këtë krem që i jep butësi lëkurës dhe e mirë trajton atë.

Nuk është emocionuee, por retinoli në lëkurë është ende një standard i artë për çdo grua. Ndaj, ju duhet të zgjidhni produkte kozmetike që kanë përmbajtje të tillë në përmbërsit e tyre, dhe që nuk e irritojnë lëkurën. Filloni aplikojeni këtë krem përpëra moshës 30 vjeç, që të mund të shihni rezultatet brenda një afati të shkurtër kohor.
Burimi: Vogue