Diamanti i bardhë 50 karat është shitur në një ankand në Christie (Gjenevë), për plot 6.5 milionë franga zvicerane (dollarë). Shitësi ka thënë për mediat se emri i tregtarit që e bleu gurin e ccmuar mbetet anonim.
Unaza me gurin e ccmuar, prodhuar nga Harry Ëinston, ishte në krye të listës të mërkurën, mes qindra artikujve në ankandin e pranverës, në Christie, Gjenevë.
Një unazë diamanti me gur të gjelbër prej 20.49 karat u shit për 5.5 milionë dollarë – një ccmim gati rekord për karat, bëri të ditur shtëpia e ankandit.
Rahul Kadakia, kreu i Bizhuterive Ndërkombëtare në Christie, propozoi një "çmim të tmerrshëm" për karat edhe për diamantin e verdhë, i cili ishte gjithashtu në ankand.
Në total, ankandi i Christie mblodhi rreth 82 milionë dollarë.