Ajo është një nga avokatet më të njohura në vend, por njëherësh edhe një nga personazhet më të dashur për publikun. Zyra e saj me gjasë që është kthyer në vendin ku gjejnë zgjidhje të gjitha problematikat dhe shqetësimet të natyrës ligjore të njerëzve. Po, flasim për Eni Çobanin dhe besojmë se ky përcaktim përligjet sakaq.
Avokatja e njohur e ka fituar mbi të gjitha popullaritetin, për shkak të protagonizmit të përjavshëm në studion e Ardit Gjebreas, tek emisioni "E diela shqiptare" në Tv Klan. "Shihemi në gjyq" është rubrika ku përballen çëshjet ligjore të pazgjidhura të qytetarëve nga e gjithë Shqipëria. Por, përtej profilit publik, Eni është edhe një zonjë e përkushtuar ndaj familjes së saj, bashkëshortit dhe të birit, natyrisht.
Shpesh herë ajo zgjedh të bëj postime motivuese për veten, por edhe gjithë ndjekësit virtual, të cilët vërtet që janë të shumtë në numër. Kështu, ka bërë edhe sot! Për avokaten e njohur, java nuk mund të fillonte më mbarë dhe më bukur se kaq. Ajo ka postuar në instagram një foto ku shkruan: "Pjesa më e bukur e mëngjesit është që dikush pret me padurim që ti të zgjohesh. Ky është fat"!
Me siguri, që kjo deklaratë i dedikohet të shoqit, ose të birit, si dy nga personat më të rëndësishëm në jetën e saj.