Edhe pse shumicën e kohës flet anglisht, kur vjen puna te zënkat, Rita preferon të shajë shqip. Aktualisht këngëtarja është duke zhvilluar turin "Girls". Ajo ka dhënë një koncert në Gjermani dhe ka postuar një video nga prapaskenat. Rita shfaqet së bashku me miqtë e saj dhe teksa zihet me shaka ajo e thërret njërin prej tyre “O budall, kqyrum”.

Kjo gjë ka shkaktuar shumë të qeshura te publiku, pasi nuk e kishim dëgjuar ndonjëherë Ritën të shante në shqip. Por ndoshta kjo fjalë i del më natyrshëm në gjuhën shqipe.