Kanë kaluar plot 4 muaj që nga sezoni i parë i “C’est la vie” nën drejtimin e Marina Vjollcës dhe, me sa duket, moderatorja e njohur e ekranit ka rinisur punën. Sapo u largua nga Top Channel, Marina e gjeti veten shpejt edhe nga skena e Tv Klan me spektaklin e muzikës, i cili u prit shumë mirë nga publiku edhe në rikthim.

Po ç’plane ka Marina tani? Pas një periudhe pauze, gjatë së cilës nuk munguan as aludimet për jetën private dhe një shtatzëni të mundshme, Marina ndoshta po vjen më shpejt nga ç’e prisni.

Burime të Xing.al kanë mësuar se Marina është parë shpesh në ambientet e televizionit Klan për punë. Detajet se në cilin projekt është përfshirë nuk janë bërë publike ende, por ndoshta moderatorja dhe stafi kanë nisur përgatitjet për një sezon të ri të “C’est la vie”, ose po mendojnë për një projekt të ri që mund ta rikthejë në ekran Marinën më shpejt nga ç’kemi menduar. Ndërsa planet për fëmijë, paskan ende kohë.