Do të jetë një prej kujtimeve të saj më të bukura, pa dyshim. Në një kohë kur të gjithë mendonim se Xhensila do të tërhiqej nga muzika për t’iu përkushtuar me kohë të plotë pritjes së ëmbël, në fakt nuk ka ndodhur kështu. Xhensila ka vijuar me koncertet, aktivitet e tjera muzikore, por edhe videoklipet.
Siç kishte lajmëruar, në bashkëpunim me Ardian Bujupin, sapo ka publikuar këngën më të re “Çika çika”. Në prezantimin e videos në profilin e saj në Instagram, Xhensila, duke falënderuar të gjithë bashkëpunëtorët, shkruan: “Të dashur miq, ju prezantoj të gjithëve me projektin tim më të ri, ishte sa e vështirë, edhe e bukur, për shkak se isha pak shtatzënë në muajin e 7-të. Falënderoj @ArdianBujupi për ftesën, një nga artistët më të preferuar shqiptarë, është një nga projektet që kam punuar me dëshirë maksimale. Uroj që t’ju shoqërojë gjatë ditëve të nxehta të verës. Enjoy”
Megjithëse në muajin e shtatë, Xhensila është kujdesur që në klip asgjë të mos kuptohet nga barku i saj i rrumbullakosur, megjithatë vajza do ta ruajë si një kujtim të bukur këngën “Çika çika” dhe ritmi i saj, me siguri, do ta shoqërojë për shumë vite.