Teksa po shijon ditët e fundit të beqarisë, përpara se të kurorëzojë dashurinë e saj në altar, me sportistin e njohur çek Jakub Kindl, ajo ka vendosur që të na njoh me një tjetër kapitull të jetës së saj, që i takon periudhës më të çlirët për çdo njërin nga ne: fëmijëria!
Kështu, modelja e njohur Afërdita Dreshaj ka postuar ditën e djeshme një foto në instastory ku shfaqet e qeshur, bashkë me disa fëmijë të tjerë. Me siguri, ajo ka hapur një album të vjetër të familjes, nga ku ka nxjerrë një foto vërtet interesante.
Por, nëse ka një gjë që nuk ka ndryshuar në portretin e bukuroshes shqiptare, ajo është buzëqeshja! Afërdita vijon të ketë edhe sot një buzëqeshje rrezëllitëse apo jo?