Suksesi i shumë këngëtarëve shqiptarë i ka kaluar kufijtë e Shqipërisë dhe Kosovës. Listës së këtyre këngëtarëve të suksesshëm i është shtuar edhe Xhensila Myrtezaj, e cila ka vetëm pak ditë që ka publikuar këngën “Çika çika”. Kjo këngë është një bashkëpunim i këngëtares me Ardian Bujupin, i cili është i njohur edhe në Gjermani.
Dhe sapo kënga është publikuar është kthyer mënjëherë në hit në Shqipëri. Jo vetëm kaq, por “Çika çika” ka arritur majat e klasifikimeve edhe në Gjermani, duke lënë pas yjet e njohur ndërkombëtarisht si Maroon 5, Selena Gomez, Rita Ora etj.