Agnesa Vuthaj është një prej vajzave më të ëmbla të ekranit. Bukuroshja shqiptare na ka treguar, së fundmi, se ajo nuk është bukuroshja e vetme e familjes. Agnesa na ka prezantuar me të motrën dhe ka bërë një dedikim të ndjerë për ditëlindjen e saj.

Sot është një nga ditët më të bukura, data e lindjes së motrës sime, engjëllit tim mbrojtës në rrugëtimin tim që nga fëmijëria e që vazhdon të më këshillojë e mbrojë çdo ditë”, -ka shkruar Agnesa në një foto, ku shfaqet ajo me të motrën. Përveçëse motra, Agnesa ka treguar që ato janë edhe mike shumë të mira.