2017 dhe 2018 mund të cilësohen pa frikë si viti i dasmave dhe bebave VIP. Shumë personazhe të njohur të showbiz-it shqiptarë i dhanë fund beqarisë në verën e 2017-tës, dhe shumë të tjerë i thanë “PO” njëri-tjetrit këtë vit. Për dasmat VIP, por edhe shtatzënitë e vajzave të njohura shqiptare do të flasim sot. Po le t’i shkruajmë gjërat me radhë; 

Kush u martua këtë vit?

-Moderatorja e njohur Jona Spahiu i dha fund beqarisë në një ceremoni mjaft private më datë 10 qershor. Jona deri ditën e dasmës, nuk kishte folur rreth ceremonisë, por pas dasmës, e tregoi përmes fotove të ndryshme këtë ngjarje të rëndësishme në jetën e saj.

-Adelina Tahiri u martua papritur me avokatin maqedonas, Servoja Markov. Në një ceremoni vetëm me familjarët e saj, Adelina organizoi një darkë të vogël, por që dasma e madhe nuk do të vonojë.

Kush pritet të martohet?

-Dasma më e afërt është ajo e Afërdita Dreshajt dhe partnerit të saj çek, Jakub. Çifti do të kurorëzojnë në martesë lidhjen e tyre të gjatë të dashurisë, më 29 qershor.

-Moderatorja sportive Vilma Masha edhe pse nuk ka treguar një datë, ajo është shprehur se këtë verë do t’i japë fund beqarisë.

-Një tjetër dasmë VIP është ajo e Sara Hoxhës dhe Ledion Liços. Çifti nuk kanë treguar asgjë rreth ceremonisë, pot thuhet se do të martohen në liqenin Como në Itali.

Kush u nda?

-Moderatorja e njohur Bora Zemani i dha fund bashkëjetësës me DJ Vin Velin. Çifti janë prindër të një djali, por ata kanë vendosur të mos jenë më bashkë.

Kush është shtatzënë?

-Këngëtarja e njohur Xhensila Myrtezaj do të bëhet së shpejti nënë e një vajze. Xhensila me siguri këtë muaj do të sjellë në jetë një vajzë po aq të bukur sa ajo.

-Jona Spahiu u martua teksa ndjente të levizte brenda saj, i biri. Moderatorja e njohur do të bëhet nënë për herë të parë, shumë shpejt.

-Edhe Adelina Tahiri është në javët e fundit të shtatzënisë. Këngëtarja do të bëhet së shpejti nënë e një djali.

-Një tjetër shtatzëni aq e përfolur është ajo e Ajola Xoxës. Më 1 qershor kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dha lajmin e madh se bashkëshortja e tij është shtatzënë. Në shtator, Veliaj dhe Ajola do të bëhen për herë të parë, prindër të një djali.

Kush u bë nënë këtë verë?

-Modelja e njohur Emina Çunmulaj solli në jetë këtë verë vajzën e dytë, Mia-n. Supermodelja duket se po e shijon në maksimum këtë periudhë, por njëkohësisht edhe është lodhur pasi një bebe në shtëpi kërkon impenjim dhe përkujdesje 24 orë.