Modelja e njohur shqiptare, Emina Çunmulaj, ka një raport të hapur me të gjithë miqtë e saj virtualë. Pothuaj çdo ditë nga jeta, Emina zgjedh ta ndajë me fansat. Momente të ndryshme nga jeta si nënë, siklete mëmësie, por edhe shumë lumturi që nga koha kur në shtëpinë e saj erdhi Ella Faria, e cila tani është bërë motra e madhe.

Sot, sapo është zgjuar në mëngjes, Emina ka ndarë sërish me fansat një foto, meqenëse shumë prej tyre ia kishin kërkuar: “Ja si zgjohem në mëngjes…” – tha ajo përmes një video të shkurtër me të cilën përshëndeti miqtë virtualë.

Pas përshëndetjes, Emina u kujtoi të gjithëve se pikërisht sot, ajo ka 3-vjetorin e martesës dhe me këtë rast, s’mund të ishte më e lumtur.

Në 3 vjet, ajo mori dhuratë dy vajza të mrekullueshme. Mia Soraya, vajza e sapolindur e modeles, edhe pse është vetëm disajavëshe, në këtë përvjetor të tretë të martesës është dhurata më e çmuar e familjes.

Në një foto të postuar nga martesa, Emina uron edhe bashkëshortin me një mesazh emocionues.