Ajo është një nga këngëtaret më të paguara në muzikën shqiptare, dhe sigurisht stili i jetës që bën e reflekton shpesh këtë gjë. Tuna Sejdiu, e cila tashmë gëzon edhe statusin e mamit të të voglit Tian, djalit të saj të vetëm, ka vendosur sot të na dëshmojë një tjetër anë më personale të jetës së saj.
Ka hapur dyert e shtëpisë ose të themi vilës ku ajo jeton në Kosovë. Siç thuhet, ajo jeton në një nga zonat më luksoze të Prishtinës, edhe pse jeta e saj është e ndarë mes Maqedonisë dhe Kosovës. Por, vila ku ajo jeton shfaqet në videon që ajo postoi pak më parë në instastory.
Me hapësira të mëdha, me dizajn modern, nuanca të ftohta, gjithashtu edhe me një super pishinë në oborrin e saj, vila e Tunës na ka lënë pa fjalë.
E bukur apo jo?