Moderatorja e suksesshme, Rudina Xhunga feston sot ditëlindjen, një ditë kaq e lumtur për të edhe pse larg bashkëshortit të saj, por pranë i është gjendur vajza e saj, Alana e cila ia ka mbushur ditën plot lumturi me urime dhe dashuri.

E martuar prej disa vitesh me diplomatin e njohur, Dritan Hila, ata janë prindër të vajzës 5-vjeçare, Alana. E cila ditën e sotme, ka qenë pranë nënës së saj, duke i bërë ditën edhe më të bukur. I mjaftoi vetëm një pyetje tipike e fëmijëve kureshtarë që duan të dinë gjithçka rreth botës dhe Rudina u ndje nëna më e lumtur, madje këtë e ka shpërndarë edhe për miqtë e saj, në profilin e saj në Instagram.

Mes shumë urimesh, urimi më i ndjerë dhe më i ëmbël ishte i bashkëshortit të saj, i cili në profilin e tij në Facebook ka shpërndarë një foto të veçantë të moderatores duke e shoqëruar me një urim plot dashuri dhe mall. “Sot gjithçkaja ime ka ditëlindjen. E para që jemi larg njeri-tjetrit. Gëzuar ditëlindjen e bukura ime”.

Një dedikim kaq emocionues për ditëlindjen e saj, edhe pse larg.