E ftuar këtë të shtunë në emisionin “Thumb” me Aulona Mustën dhe Fatma Haxhialiu ka qenë moderatorja e njohur Anjeza Maja, e cila prej tre sezonesh na shoqëron çdo mëngjes në emisionin e mëngjesit. Ajo foli për jetën e saj personale, sfidat e televizionit dhe sigurisht për eksperiencën e saj të re në videoklipin e këngës së Klajdi Harunit dhe Brunos me titull “Mbase”.

Gjithmonë është shumë e rezervuar me lajmet për jetën e saj private dhe i pëlqen që mediat nuk e kanë tepruar me shkrime të tilla për të. Moderatorja bukuroshe zbuloi për herë të parë se çfarë mendimi ka ajo për dasmën dhe nëse ka dëshirë të ketë një të tillë në të ardhme. Anjeza u përgjigj kështu:

“Jam e  rezervuar për jetën private. Jo të gjitha gjërat thuhen në ekran. Ndoshtaedhe mediat nuk më janë vënë pas. Jo të gjitha që thuhen në ekran janë të vërteta. Zemrën e kam të mbushur. Kur të kurorëzoj diçka patjetër do e them. Dasmën e mendoj, pse jo? Nuk është se i mendoj shumë gjatë gjërat, nëse më pëlqen ta bëj një gjë nuk e mendoj gjatë, e bëj. Nëse do e ndjej ta bëj dasmën e madhe do e bëj.”

Sigurisht, nuk mund të mungonin edhe eksperiencat e saj në fillimet e karrierës në televizion, të cilat moderatorja i kujton si ngjarjet më komike nga të cila ka mësuar jo pak. Shumë prej nesh nuk e mbajnë mend por, në fillimet e karrierës së saj ajo ka prezantuar një program sporti në “TVA” bashkë me gazetarin Lirim Zalla. Ajo ndau disa nga momentet më gazmore që ka kaluar në këtë eksperiencë të saj të parë:

“Kam prezantuar para shumë vitesh në TVA me Lirim Zallën për Kampination Kombëtar, flisja bukur thoja kombëtarja “Bardhë e Blu”,  në vend të thoja Louis Hamilton thoja Louis Vuitton. E kam qarë sportin.  Nuk do ta bëja sërish.”