Muajin e kalur doli lajmi se Rihanna u nda nga i dashuri i saj miliarder, Hassan Jameel. Mirëpo, disa foto të shkrepura në Puerto Vallarta në Meksiko tregojnë të kundërtën, ose më saktë tregojnë se çifti janë në një krizë. Ylli i muzikës pop është fotografuar teksa debatonte e nevrikosur me partnerin e saj.
Rihanna dukej shumë e xhindosur me Hassan, ndërsa ky i fundit përpiqej t’i tregonte se nuk ka faj.
Mirëpo Rihanna vazhdonte t’i tregonte gishtin. Në një moment, historia ndryshon. Hassan u nervozua dhe ishte ai që filloi t’i bërtiste Rihanna-s.
Pasi i tha çfarë kishte për të thënë, Hassan u ngrit nga shezlloni dhe u largua.
Rihanna mbeti e vetme me një cigare, por më pas u largua edhe ajo.