Kur një model flokësh kthehet në trend të gjithëve ju pëlqen ta provojnë, për më tepër kur ky fikson edhe VIP-at. Një prej modeleve që është kthyer në trend dhe që po e shikojmë te shumë prej vajzave të famshme, shqiptare ose jo, është edhe modeli i flokëve gjysmë të kapura. Një model i përdorur në vitet `90 dhe që është risjellë sërish së fundmi, na fiksuar të gjithëve.

Ariana Grande dhe Beyonce kanë qenë ndër të parat që e kanë preferuar dhe e kanë përdorur vazhdimisht gjatë performancave në skenë. Kohët e fundit e kemi parë të përdoret shpesh edhe nga Kim Kardashian dhe VIP-a të tjerë, por edhe nga vajzat e famshme shqiptare. Elvana Gjata, Era Istrefi, Luana, Kida, Fjolla Morina, Beatrix Ramosaj etj, kanë eksperimentuar dhe duket se kjo kapje flokësh është bërë për to. Një model në dukje i thjeshtë dhe shumë i bukur, i bënë flokët të duken me volum dhe shumë të shëndetshëm. Funksionon për shumë lloje flokësh, për kaçurrelat, të drejtat, të gjatat, madje edhe për flokët e shkurtër. Bella Hadid e ka treguar më së miri se ky model mund të përdoret dhe të duket po aq bukur edhe në flokët e shkurtër. Këto janë disa prej vajzave të famshme që pasi e kanë provuar nuk kanë hequr dorë nga ky model.

Era Istrefi
Elvana Gjata
Luana Vjollca
Beatrix Ramosaj
Fjolla Morina
Kida
Kim Kardashian
Jennifer Lopez
Beyonce
Rihanna
Ariana Grande
Khloe Kardashian
Bella Hadid