Dashuria për prindërit vjen shpesh e pakushtëzuar, por të gjithë e dimë përmendësh faktin që vajzat "lënë kokën" për baballarët e tyre. Dhe kur këtë e vërteton edhe një vajzë e vogël, në moshën e Amelisë, nuk ka se si të mos e besojmë.
E bija e dy artistëve të njohur, Alban Skënderajt dhe Miriam Canit, duket se po na e provon me fakte, se babai është pika e saj e dobët. Kështu, ka qenë Albani ai që ka postuar në instagram pak minuta më parë një foto, ku shfaqen të dy at e bijë pranë njëri-tjetrit, ndërkohë që dixhitura e fotos thotë: "Duke i lexuar mesazhet babit"!
Kaq ka mjaftuar dhe komentet e fansave dhe ndjekësve të shumtë në faqen e këngëtarit kanë vërshuar lumë, duke i vënë theksin faktit se Ameli e do babin për vete, ndaj shikon me vëmendje gjithçka sillet rrotull tij.
Dhe ka të drejtë! Ameli qenka si të gjitha vajzat në raport me baballarët e tyre!