Çiljeta është një prej atyre personazheve publikë shqiptarë që ka një karrierë të gjatë në televizion. Sot e shikojmë në skenë si këngëtare dhe i shijojmë hitet që ajo sjell, por dikur Çiljeta ka eksperimentuar edhe në aktrim. E si mund ta harrojmë pjesëmarrjen e saj në serialin më të famshëm shqiptar të asaj kohe “Ishte kohë për dashuri”?

Të gjithëve na kujtohet interpretimi i saj përkrah aktorit të mirënjohur Arben Derhemi. Kanë kaluar plot 16 vite nga ajo kohë dhe Çiljeta është bërë nostalgjike mbrëmjen e djeshme dhe ka postuar një pjesë të shkurtër nga filmi. “Kur shikon veten 16 vjet më parë. ‘Ishte kohë për dashuri’ me regji nga Ylli Pepo dhe fraza ime preferuar në gjithë filmin është: ‘Flori ku po shkon’,” –ka shkruar Çiljeta në videon që ka ndarë me ndjekësit.

Ndërsa fansat kanë vërshuar me komente duke rikthyer edhe njëherë në mendjen e tyre ato kohëra.