Si një nga modelet shqiptare me famë botërore, jeta e saj është me valixhe në dorë! Nga njëri aeroport në tjetrin, mes pasarelave dhe sesioneve të ndryshme fotografike, supermodelja e njohur është sot një nga imazhet më IN në industrinë e modës përtej kufijve shqiptarë.

Por, edhe pse me shumë angazhime profesionale, Xhesika Berberi na tregon herë pas here se ka edhe një tjetër pasion, kryekëput të ndryshëm me punën e saj. Kjo është kulinaria dhe dëshira për të harxhuar orë të tëra në kuzhinë. Kështu, modelja na ka surprizuar të gjithëve. Ka gatuar ëmbëlsirën e preferuar të shqiptarëve dhe kjo është bakllavaja. Një ëmbëlsirë kjo që jemi të vetdijshëm që e konsumojmë më shumë për festën e Vitit e Ri, ose në rastin e Xhesikës, sa herë na shkon mendja.

Nga fotoja duket se ajo e ka qarë bakllavanë! Lum ata që e kanë shijuar këtë ëmblësirë nga duart e modeles së famshme!