Mbrëmjen e djeshme është mbajtur një prej eventeve më të mëdha të muzikës botërore, MTV Video Music Awards 2018. Në Radio City Music Hall u mblodhën njerëzit më të rëndësishëm të muzikës, të cilët u nderuan me disa çmime. Yjet shkëlqyen në tapetin e kuq, por cilat ishin ato që ishin veshur më bukur? Jennifer Lopez, Cardi B, Kylie Jenner, Millie Bobby Brown, Shanina Shaik, Karlie Kloss, Grace Vanderwaal, Amandla Stenberg, Winnie Harlow dhe Camila Cabello u veçuan si të veshurat më bukur në MTV. Votoni për atë që sipas jush është veshur më bukur.