Të gjithë po flasin për të. Can Yaman është një prej aktorëve të rinj në serialet turke, por sapo përfundon një projekt, nis një tjetër, pastaj një tjetër. Nuk është aspak e tepërt nëse themi se, në shumë pak kohë, Can (ose Xhan, siç duam ne ta themi) do të jetë jo më pak i kërkuar se Kıvanç Tatlıtug, Kenan İmirzalıoglu apo Çagatay Ulusoy. Edhe pse ai vetë, siç ka thënë në një intervistë të fundit, nuk do të krahasohet me askënd prej tyre, por do të ruajë origjinalitetin dhe mënyrën e tij të aktrimit:
“E kam vendosur veten në një vend tjetër, në mënyrë që të mos krahasohem me askënd. Përpiqem të tregohem origjinal në gjërat që bëj”, - ka thënë Xhan në një intervistë të fundit për mediat turke.
Rruga është shumë e gjatë, por fillimet janë mjaft të mira për Yaman. Të paktën, tani për tani, shumë të mira. Në një klasifikim të fundit që mediat turke kanë bërë për serialet më të ndjekur të sezonit të verës, seriali ku Xhan luan rolin e protagonistit, “Erkenci KuÅ?” (i vitit 2018), është më i ndjekuri. Së bashku me të, partnere në serial është aktorja Demet Özdemir.
Imazhi i ri i aktorit të njohur, Can Yaman, është bërë mjaft popullor tashmë, nisur edhe nga serialet e tij të fundit, por shumica e fansave të aktorit, janë të dashuruar me pamjen e tij të re – aty ku ai duket më djaloshar, më i ri dhe më i ëmbël.
Në këtë foto, për shembull, fansat janë ndarë në dy pjesë: nga njëra anë ata që pëlqejnë Xhanin 1 dhe nga ana tjetër, ata që u duket më i bukur Xhani 2.
Can Yaman ka lindur në Stamboll në një familje shqiptare nga Prishtina. Pasi studio në Kolegjin Bilfen, studimet e mesme i mbaroi me rezultate të shkëlqyera në një shkollë italiane. Yaman u trasferua në Amerikë, ku u diplomua në Departamentin e Drejtësisë, në vitin 2012. Pasi punoi në profesionin e tij prej 6 muajsh, mori disa leksione aktrimi për hobby. Serial ii tij i parë ishte Gonul İÅ?leri në vitin 2014.