Meqenëse elementi i Virgjëreshës është Toka, edhe marrëdhëniet që krijojnë në çift janë të tilla. Të lindurit nën shenjën e Virgjëreshës janë njerëz realistë, me synime dhe këndvështrim të qartë në jetë, racionalistë dhe të mprehtë, nisur edhe nga planeti i tyre, Mërkuri. Të lindurit në këtë shenjë janë njerëz me logjikë të ftohtë, që e duan rregullin dhe gjërat e prera, kanë kujtesë të fortë dhe logjikë të pabesueshme. Imtësitë, për ta nuk janë asnjëherë pa domethënie, ndaj edhe u kushtojnë vëmendje analizave të hollësishme. Të gjithë të lindurit nën shenjën e Virgjëreshës konsiderohen si njerëz me logjikë të fortë dhe vetëdisiplinë të lartë dhe një kujdes i vazhdueshëm.

Femrat e shenjës se Virgjëreshës janë kërkuese nga natyra, analizojnë çdo situatë dhe çdo person që kanë pranë. Janë kritike ndaj të tjerëve dhe shumicën e çështjeve nuk i trajtojnë si sipërfaqësore. Virgjëreshat kanë dëshirë të madhe për t’u mirëkuptuar gjithmonë, nuk duan të lënë dyshime, janë serioze, nuk i tregojnë ndjenjat dhe dëshirat dhe, nga ana tjetër, janë modeste.

Gjëja më e rëndësishme për femrat e kësaj shenje janë edukimi dhe maturia, ndonëse në shumë raste mund të reagojnë edhe pa reflektuar e pa marrë parasysh pasojat. Perfeksioni është qëllimi kryesor për të cilin luftojnë fort Virgjëreshat, madje është një ndjesi gati e kthyer në fiksim për to.

Pikat e forta te femrave Virgjëresha: pragmatizmi, arritjet, racionaliteti.

Meshkujt Virgjëreshë janë të paaftë për ta bërë për vete një femër. Ata duken se nuk janë të interesuar për femrat që pëlqejnë aventurat. Defekti në marrëdhënien e meshkujve Virgjëreshë është se martesën e konsiderojnë si marrëdhënie interesi, si tregti.

Marrëdhëniet në çift

 

Cilat janë lidhjet më të forta të Virgjëreshës?

Sipas astrologjisë, partneri më i mirë për Virgjëreshën (mashkull apo femër) është vetë Virgjëresha. Arsyeja është se janë të dy të njëjtë, por kjo shenjë mund të krijojë lidhje të forta edhe me shumë shenja të tjera të Tokës dhe Ujit.

Deri në moshën 30-vjeçare, Virgjëresha kombinohet me Demin dhe Bricjapin, ndërsa pas kësaj moshe, e gjen veten edhe me tri shenjat e ujit: Gaforren, Akrepin dhe Peshqit.

Marrëdhëniet e mira të Virgjëreshës:

Virgjëresha & Demi: kjo është një lidhje që premton, sepse Demi mund t'i iniciojë pasionet e Virgjëreshës.

Virgjëresha & Gaforrja: po ashtu është një lidhje që mund të kombinohet mirë, për shkak se të dyja shenjat ofrojnë pothuaj të njëjtat interesa.

Virgjëresha & Virgjëresha: është kombinimi perfekt.

Virgjëresha & Bricjapi: Një lidhje që premton shumë. Të dyja palët tregojnë interes ndaj njëri-tjetrit dhe përputhen mjaft mirë.

 

Lidhjet që nuk funksionojnë

Virgjëresha & Dashi: kanë gjithmonë mosmarrëveshje të mëdha.

Virgjëresha & Binjakët: fillimisht, interesat i kanë thuajse të ngjashme, por nuk zgjasin shumë dhe kjo lidhje është e destinuar të dështojë. Binjakët, shumë shpejt lodhen nga lidhja me Virgjëreshën.

Virgjëresha & Luani: është një lidhje e destinuar të dështojë.

Virgjëresha & Peshorja: Peshorja mërzitet shpejt dhe largohet nga Virgjëresha, sepse kërkon më shumë kënaqësi.

Virgjëresha & Akrepi: një kombinim me probleme, sepse komunikojnë me vështirësi.

Virgjëresha & Shigjetari: një lidhje nuk zgjat shumë, sepse Virgjëresha nuk mund ta durojë melankolizmin e Shigjetarit.

Virgjëresha & Ujori: ky kombinim nuk mund të zgjasë shumë, sepse mes këtyre nuk ka bashkëpunim.

Virgjëresha & Peshqit: duket se është lidhje e përkryer, mirëpo për një kohë shumë të shkurtër, nuk ka jetëgjatësi.