Jo thjesht me këngë, por me hite pas hitesh, Dua Lipa ka prekur të parin rezultat për një këgëtare femër në botë. Ky vit është i saj dhe nuk ka më asnjë dyshim. Jo vetëm për këngët e reja, hitet, turet muzikore nga njëri kënd i botës në një tjetër, por edhe për suksesin e fundit që ka arritur.

Përmes rrjeteve të saj sociale, Dua ka ndarë me të gjithë miqtë virtualë rezultatin e publikuar nga “Music News Facts” . Dua ka hyrë në histori në kanalin “Spotify” duke u renditur femra e parë që kryeson me katër këngë që regjistrojnë më shumë se 500 milionë klikime.

Shifra dhe vlerësimi e kanë gëzuar Duan, e cila e ka ndarë lajmin virtualisht duke vlerësuar dhe falënderuar fansat që dëgjojnë këngët e saj. Duke e konsideruar si “çmenduri” këtë renditje, Dua sjell edhe një lajm të ri për të gjithë adhuruesit e muzikës së saj: “Për 12 ditë kam diçka të re për ju”, – shton ajo.

Dhe nuk janë të paktë ata që shkruajnë pas saj se 12 ditë janë shumë… Por jo edhe aq nëse dimë se vjen një hit tjetër ndërkombëtar që mund t’u shtohet katër këngëve në “Spotify”.