Ah, sa bukur të sjellësh në jetë një fëmijë kur është Hëna e Plotë… Ok, veprimin e saj më të madh për ketë muaj, Hëna e kishte mbrëmjen e djeshme, më 26 gusht, por ju duhet ta dini që energjia e saj zgjat gjithsej 5 ditë; 2 ditë para, 2 ditë pas dhe gjatë gjithë ditës kur është Hëna e Plotë. Kështu që, edhe Joni, djali i Adelina Tahirit që erdhi sot në jetë, është një lindje në Hënë të Plotë.

 

Welcome to the world Little Prince ð??¼ð?¼ JON ð??¼ð?¼

A post shared by AdelinaTahiri (@adelina_tahiri1) on

Po çfarë kuptimi kanë lindjet e fëmijëve kur Hëna është e Plotë?

Përveç faktit që, po të jetë vajzë, me shumë siguri, do të pagëzohen me emrin Luna, lidhja astrologjike që përkon me këtë lindje ka një histori interesante. Para mijëra vjetësh, njerëzit kanë besuar se gjithçka që kishte të bënte me pjellorinë, në fakt, kishte lidhje me Hënën dhe fazat e ciklit të saj. Madje edhe legjenda amerikane e Henry David Thoreau, thoshte se “të bije në dashuri me Hënën atë natë (kur ajo ishte e plotë), ajo do të ta kthente dashurinë me lindjen e fëmijës (po kur ishte e plotë)”.

Në Singapor, njerëzit kanë një kalendar të tërë për ciklin hënor që tregon, veç të tjerash, edhe kur çiftet duhet të planifikojnë lindjet, në mënyrë që ato të përkojnë me Hënën e Plotë.

Të gjithë ju e keni dëgjuar shumë herë shprehjen "duhet të jetë Hënë e Plotë", madje edhe për gjërat më të zakonshme të jetës. Kjo e sotmja është një e hënë normale, por kur një nënë sjell në jetë fëmijën në Hënë të Plotë, nuk duket edhe aq apo jo?

Astrologia Arianna Matasoukis jep një shpjegim shkencor të këtij fënomeni jo edhe aq të rastësishëm: "Të sjellësh në jetë një fëmijë gjatë Hënës së Plotë është një ngjarje e mbarë. Ylli i fëmijës tënd nis pikërish nga vendosja e Hënës dhe Diellit në drejtime të kundërta me njëri-tjetrin. Fëmija është në mes duke marrë kështu shkëlqimin e të dyve". Ajo shton se astrologët besojnë që kjo do të thotë se Hëna dhe Dielli mund të "shpërndahen" emocionalisht dhe njerëzve të lindur në këtë natë u japin më shumë ndjeshmëri, madje edhe gjatë jetës, thuhet se Hëna dhe Dielli do t’i kuptojnë mjaft mirë emocionet e tyre.

"Hëna do t’i ndihmojë gjithmonë të lindurit e saj, nisur edhe nga pozicioni që ka ajo në shenjën e tyre. Ndikimi i Hënës së Plotë i ndihmon njerëzit të jenë më emocionalë dhe më empatikë. Të lindurit në Hënën e Plotë i ndjejnë gjërat më personale dhe më të thella."

Megjithatë, edhe nëse nuk besoni në astrologji dhe nuk besoni në faktin që ka një korrelacion mjekësor ndërmjet Hënës së Plotë dhe foshnjave, nuk do të thotë që duhet të hiqni dorë nga shpresa se fëmija juaj do të jetë me fat…. Pse jo edhe nga Hëna e Plotë.

 

������

A post shared by AdelinaTahiri (@adelina_tahiri1) on

Nëse jo për të tjerët, të paktën për Jonin, djalin e sapolindur të Adelina Tahirit, e besoni këtë?
Ne PO! Ju, si të doni :).