Ndahet nga jeta ‘dashuria e vërtetë’ e Lady Diana-s
Diana ëndërronte të jetonte me të

Oliver Hoare, i njohur si i dashuri i Lady Dianas, është ndarë nga jeta në moshën 73-vjeçare. Eksperti i artit, i cili është përfolur për një lidhje dashurie me princeshën në vitin 1992, ishte mik i ngushtë i princit Charles dhe familjes mbretërore. Sipas mediave britanike, Hoare ka ndërruar jetë në moshën 73-vjeçare pas një beteje të gjatë me kancerin.

Oliver Hoare u bë një emër i njohur për familjen mbretërore dhe jashtë saj, pasi flitej se kishte pasur një lidhje me bashkëshorten e Charles në 1992, pasi asaj i vdiq i ati, Earl Spencer (mars të vitit 1992). Hoare, në atë kohë 46 vjeç, 16 vjet më i madh se princesha, si mik i Charles, ishte mysafir në Windsor Castle bashkë me bashkëshorten Diane.

Princeshë Diana, nga ana tjetër, i kishte rrëfyer mikeshës së saj të besuar, Lady Bowker se “ëndërronte të jetonte në Itali me Hoare”. Por marrëdhënia e tyre mori fund kur bashkëshortja franceze e Hoares, Diane de Vvaldner, e kërcënoi Oliver-in me divorc.

Në fakt, Hoare nuk foli kurrë për lidhjen e dashurisë mes tyre, por historia u zbulua pas vdekjes së Diana-s nga ish-truproja Ken Wharfe. Ai e përshkruante skenën kur Hoare ishte gjysmë i zhveshur, prapa një peme, në një korridor të Kensington Palace, duke pirë puro.




