Ndonëse prej disa muajsh është e përfshirë totalisht në një angazhim të ri profesional, që ka lidhje me biznesin dhe tregun imobiliar në vend, sërish Olta Gixhari mbetet një nga femrat më të hijshme dhe me më shumë stil në showbiz-in shqiptar. Sa herë ajo poston foto, bëhet protagoniste e faqeve të para të gazetave dhe revistave, dhe kjo nuk mund të ketë vend për dyshime.
Kështu, ka mjaftuar një foto joshëse që aktorja e njohur ka postuar në profilin e saj zyrtar në instagram dhe komentet kanë vërshuar nga të katërt anët. Mes tyre, kishte edhe emra publik që e komplimentonin, si gazetari Olti Curri i cili ka shkruar Oltës: "Sa e bukur je"!
Menjëherë më pas, ka qenë moderatorja Xhemi Shehu që si për të aprovuar komentin e gazetarit, i ka mëshuar edhe më shumë komplimentit duke u shprehur: "Është pra është", të cilën e ka shoqëruar edhe me emoji zemrash.
Dhe këto fjalë i ka thënë më troç se asnjëherë!