Lidhja dhe fejesa e shpejtë e Seldi Qalliut dhe Mimoza Shkodrës, për fat të keq, nuk ishte e thënë të vazhdonte gjatë. Lajmi i pak javëve më parë që lidhja ka marrë fund pushtoi të gjitha portalet. Sinjalet e para u duk se i dha këngëtarja pas zhdukjes nga profili i saj i të gjitha fotove me Seldin dhe pas saj, edhe Seldi bëri të njëjtën gjë. Edhe pse në heshtje, dy këngëtarët nuk e ndiqnin më njëri-tjetrin në Instagram dhe zërat që dashuria kishte marrë fund po vërtetoheshin edhe me heshtjen e çiftit.
Por sonte, në natën e parë të DWM, Seldi e pranoi publikisht ndarjen nga Mimoza. Pa i bërë bisht pyetjes së Alketës dhe pa e lënë pezull që “publiku ta kuptojë vetë”, Seldi e tha hapur pas pyetjes së drejtpërdrejtë të Alketës: “Çfarë ka ndodhur mes tij dhe Mimoza Shkodrës?:
“Faktikisht, ne nuk jemi me më njëri-tjetrin. Faleminderit shumë për kohën e bukur që kaluam bashkë, por kështu paska qenë e shkruar”, – tha këngëtari duke shtuar se ka shumë respekt për Mimozën, ashtu si edhe për familjen e saj.
Me kaq, Seldi i mbylli të gjitha aludimet për raportin e tij me Mimozën. Secili, tashmë vazhdojnë jetën e vet, në dimensione të tjera.