A po kërkoni frymëzim për flokët tuaj? Modele nga më të larmishmet për flokë të gjatë dhe të shkurtër! Voluminoze, të mbledhura topuz apo gërshet, të grumbulluara në mënyrë të ç'rregullt në një pjesë të kokës, të gjitha modelet IN për sezonin vjeshtë/dimër 2018-2019 i gjeni këtu!

Gjeni stilin tuaj të preferuar dhe argëtohuni duke e kopjuar atë!

Flokë me gjatësi të mesme & Cool Style
Prerje me gjatësi të mesme, dhe një vizë ndarje qëndrore që e bën më të bukur modelin tuaj të flokëve. Shtojini edhe disa karfica me gurë xhevahirësh dhe do të dukeni sikur sapo keni zbritur nga pasarela.
Bisht i bërë topuz
Sekreti? Këtë topuz të veçantë duhet vetëm ta ngrini lart në kokë, teksa më parë keni kapur një bisht apo një gërshet. Dukeni glam në të njëjtën kohë.
Onde voluminoze
Imagjinoni veten që sapo keni veshur një gëzof dhe flokët e gjatë dhe me volum ju derdhen supeve? Ondet janë modeli që ju duhen për një look super stylish.
Prerje romantike
Flokë të mbledhur butësisht në qafë, me një tufë të përparme që bie në fytyrë.
Elegance dhe feminilitet
Në dukje të parë ngjan me një model të rastësishëm flokësh. E butë, elegante, natyrale gjithçka përkthehet kështu në këtë model.
Gërsheta të mbledhur
Për një stil glam, gërshetat e kapura dhe të mbledhura në pjesën e pasme të kokës janë gjetje e duhur.
Si në vitet 80'-të
Flokët e grumbulluar dhe voluminoz me një bisht "të ngurtë" për një model ideal për vjeshtën.
Topuz poshtë
Për një prekje elegante në portretin dhe pamjen tuaj, zgjidhni një topuz të ç'rregullt që e sistemoni poshtë kokës, ndoshta në një pjesë anësore të saj.