Lëkundje tërmeti janë ndjerë sërish në kryeqytet dhe në disa zona të Shqipërisë së Mesme, rreth orës 17:10 të ditës së sotme. Sipas raportimeve, tërmeti me magnitudë 3.6 ballë e ka pasur epiqendrën në Elbasan. Ky tërmet është i dyti brenda 24 orësh, pas atij të mbrëmjes së djeshme, i cili ishte 3 ballë dhe me epiqendër në Adriatik.
Burimi: Top Channel