Në shtator, por edhe në çdo periudhë tjetër të vitit, Maldivet janë kthyer në destinacionin e preferuar të të gjithëve. Sa e sa çifte të sapomartuar kanë shkuar në Maldive për muajin e mjaltit. Në shtator është periudha ideale për të vizituar ishujt Maldive. Prandaj nëse këni ndonjë plan për pushime këtë muaj, ne do t’ju tregojmë disa gjëra interesante për Maldivet. Ndoshta shumë keni dëgjuar, por nuk mbani mend diçka konkrete. Përmes këtij artikulli do të mësoni shumë çka për vendin e preferuar të të gjithëve.

1-Mos prisni për muajin e mjaltit për ta vizituar. Është krijuar përshtypja se Maldivet vizitohen vetëm për muaj mjalti. Mos prisni kaq gjatë, pasi edhe më shoqërinë mund të shkohet në Maldive dhe kalohet po aq mirë, pasi nuk është gjithçka vetëm romanticitet.

2-Mund të jetë surprizë për disa turistë, por alkooli është i ndalur në të gjitha lokalet në Maldive. Maldivet janë një vend myslimanë dhe vendasit as nuk shesin dhe as nuk pinë alkool.

3-Maldivet janë të përbëra nga 1100 ishuj dhe 60 % e të ardhura vijnë nga turizmi.

4-Plehrat janë një një nga problemet më të mëdha në Maldive.

5-Suveniret janë shumë të shtrenjta në Maldive, por turistët preferojnë të marrin gjithmonë një kujtim nga ky vend.

6-Fundjava në Maldive është të premten dhe të shtunën. Të dielën vendasin fillojnë punën.

7-Vendasin janë shumë të sjellshëm dhe mikpritës. Madje mund t’ju duken edhe paksa njerëz të turpshëm.

8- Male është kryeqyteti i Maldiveve.

9-Shumë nga ushqimet janë të importuara nga Sri Lanka, India, Brazili, Australia dhe Evropa.

10-Nuk ka orare për avionët e ujit.  Mos u çudisni nëse shkoni në aeroportin “Male” dhe të prisni me orë të tëra në terminale, pasi fluturimet vendosen në varësi të dallgëzimeve në det.