Çifti i famshëm turk i kanë dhënë fund lidhjes dhe shkak për këtë qenka aktori shqiptar

Çfarë ka ndodhur?

Nga Class 23 September 2018

Çifti i famshëm turk i kanë dhënë fund lidhjes dhe

Demet dhe Seçkin Ozdemir janë dy prej aktorëve turq më të dashur për publikun, të cilët njihen dhe kanë fansa të shumtë edhe në Shqipëri. Demet njihet për rolin e Lale-s në serialin “Dhoma 306”, ndërsa Seçkin për rolin e Iljazit te “Shamikuqja”. Ata e kanë bërë publike lidhjen prej disa muajsh dhe kohët e fundit kishin filluar të bashkëjetonin. Po ashtu, në mediat rozë qarkullonin lajme se vitin e ardhshëm ata do të fejoheshin.

Çifti i famshëm turk i kanë dhënë fund lidhjes dhe
Demet dhe Seçkin Ozdemir

Por, me sa duket, gjërat nuk paskan shkuar edhe aq mirë. Mediat turke shkruajnë se Demet dhe Seçkin i kanë dhënë fund lidhjes së tyre, ata nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në rrjetet sociale dhe kanë fshirë fotot që kanë pasur së bashku. Madje, në mediat turke thuhet se shkaktar për këtë ndarje është xhelozia që Seçkin ka pasur për aktorin me origjinë shqiptare Can Yaman, me të cilin Demet interpreton në një serial të ri.

Çifti i famshëm turk i kanë dhënë fund lidhjes dhe
Demet Ozdemir dhe Can Yaman

Ende nuk dihet nëse kjo ndarje është përfundimtare apo bëhet fjalë thjesht për një krizë në çift.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon