Për të pasur një super trup dhe linja të mira fizike nuk mjafton vetëm dëshira! Dhe kur gjenet e arta nuk mjaftojnë, futen në lojë alternativat e tjera që janë gjithnjë e më shumë të dobishme dhe zgjedhje e grupmoshave të ndryshme. Palestra është një gjetje e tillë!

Një regjim stërvitor i rregullt, shoqëruar me disa lloje ushtrimesh dhe veglash e bëjnë gjithnjë e më të lehtë misionin e transformimit të trupit tuaj në format që ju dëshironi. Por, gjetja e palestrës së duhur, falë kërkimit personal apo sugjerimeve të ndryshme të miqve jo gjithmonë është e preferuara juaj. Ne, ju flasim me fakte dhe vepra për atë që ndryshe etiketohet si palestra më e madhe në kryeqytet!

Gjatë pesë viteve ekzistencë të saj, që prej ditës së parë të nisjes e deri dje kur u shenjua edhe pesë vjetori i krijimit, fitness "Unik" ka rezultuar një rrugëtim suksesi. Me hapësira të mëdha, të dedikuara sipas nevojave të klientëve, nga fitness, walking, spinning apo kurse argëtuese baleti për vajzat e vogla kjo palestër shtoi edhe një tjetër ambient të veçantë për të gjithë klientët e saj.

Quhet "Crossfit" dhe kjo është hapësira më e re, me veglat më moderne që ju shtua dje në pesë vjetorin e krijimit të saj, palestrës më të madhe në Tiranë.

Sepse palestra "Unik" është zgjidhja ideale për ata që duan një trup perfekt!