Aksion, dramë, romancë, filmi i ri i artistit Drilon Hoxha sjell një realitet ndryshe nga ai që jemi mësuar të prekim çdo ditë të jetës sonë! Ose, thënë ndryshe me nota artistike, ai përcjell të gjitha dramat dhe plagët e shoqërisë sonë përmes gjuhës së filmit, në një tjetër dimension që jo të gjithë munden ta mbërrijnë.
Pas filmit të tij të parë "Drejt fundit", Drilon Hoxha vjen me një tjetër krijim kinematografik me titullin "Dashuria s'mjafton"! Në këtë projekt të dytë, ai ka rolin e regjisorit dhe skenaristit. Vetë, ai rrëfen se skenat e këtij filmi janë xhiruar në vende të ndryshme të botës përgjatë dy viteve kohë që ka marrë ky si projekt, prej ditës së parë të ideimit e deri tek prodhimi dhe finalizimi me një super krijim kinematografik.
View this post on Instagrami plote ne yotube ð??¬ð??ð?» titulli: Dashuria Smjafton - trailer 2018
"Dashuria's mjafton" do të shfaqet edhe për publikun shqiptar, në të gjitha kinematë e vendit në datë 22.11.2018. Si pjesë e projekteve të suksesshme televizive, Driloni nuk është vetëm një artist premtues, por edhe një prej personazheve shumë të dashur për publikun shqiptar. Ai dikur njihej si një prej imituesve më tipik të individëve të njohur, por sidomos i Sali Berishës, ndërsa me kalimin e viteve ai është përfshirë edhe në kompeticione të tjera televizive ku ka marrë gjithë vlerësimin dhe mirënjohjen e teleshikuesve dhe fansave të tij.
Por, tani është momenti për një tjetër trofe! Filmi i ri i Drilon Hoxhës, që pritet të jetë një tjetër sukses i radhës në listën e realizimeve dhe angazhimeve të tij profesionale si artist.
Ne të Class i urojmë shumë suksese!