Meghan Markle, gjatë turneut 16-ditor në Australi me Princin Harry, zbuloi edhe një pjesë tjetër të vetes që nuk e kishte shfaqur prej kohësh. Të gjithë, me siguri, e keni vënë re elegancën e saj gjatë këtij turi, ashtu edhe si edhe në daljet e saj publike, por një ditë më parë, look-u ishte më sportiv dhe për këtë, të gjitha komentet ishin pozitive. Dukesha e Sussex-it bëri një udhëtim me varkë në Australi, pasditen e së dielës, me Harry-n, dhe veshja që kishte zgjedhur për këtë kohë relaksi ishte frymëzim për çdo vajzë të re.

Veshja niste me një xhaketë sportive L'Agence (550 dollarë), xhinse të zeza, këpucë Aquazzura, një golf  dhe një palë vathë Adina Reyter (498 dollarë). Kur çifti u panë bashkë në një varkë me vela, Meghan ndërroi xhaketën me një tjetër sportive nga “Invictus Games”, dhe takat i zëvendësoi me një palë atlete Veja (140 dollarë).

E besoni apo jo, kjo është në të vërtetë hera e parë që Meghan mbante atlete gjatë një turi mbretëror. Ne e dimë që ajo ishte një prej fansave më të zjarrta të atleteve para se të bëhej dukeshë, por pas kësaj, oborri mbretëror nuk ia lejoi më veshjet sportive.

Megjithatë, në raste si këto, në fundjavë, si për Meghan, edhe për Harry-n, look-u ka qenë vërtet special.