Ditëlindjet e fëmijëve janë gjithnjë një arsye e fortë për të festuar, e për t'i kaluar të tilla momente të bukura me njerëzit më të rëndësishëm pranë. Bashkë me surprizat dhe dhuratat, për një nënë sidomos dita e lindjes së fëmijës "mbështillet" shpesh me emocionet më të veçanta.

Nuk bën përjashtim nga rasti as moderatorja e njohur Rudina Magjistari! Si mamaja e Mia-s bukuroshe, prezantuesja në fillimet e prindërimit zgjodhi që ta mbajë shumë të shenjtë dhe të çmuar këtë ndjesi të re në jetën e saj, e bashkë me të ruajti me fanatizëm edhe imazhin e së bijës. Vetëm kohët e fundit, Rudina ka zgjedhur që ta kapërcejë këtë kufi, dhe të ndajë më shumë momente përmes fotosh të Mias së saj, e cila festoi tre vjetorin e lindjes.

Mami Rudina zgjodhi që fjalët e  zemrës dhe momentet nga festa e tre vjetorit të ditëlindjës së Mias, t'i përmbledh në foton e tortës, e përmes saj ajo ka zgjedhur edhe disa fjalë zemre për të bijën. “E lumtur! Nga festa dje e Mias sime të shtrenjtë, që tani formon tre gishta për të treguar moshën e saj”, ka shkruar moderatorja në të.

 

Urimet më pas kanë qenë të shumta, nga miq të Rudinës, e më shumti nga personazhe të njohur publik! Edhe në të Class i urojmë Mias së vogël edhe 100!