Për shumë prej nesh, një ditë në javë nuk mund të kuptohet pa një tas të madhe me patate dhe gjalp. Gjithkush nga ne, ka mënyrën individuale për të përgatitur këtë recetë, por nëse ju mësoni disa truke për ta bërë më mirë këtë, atëherë voila'. Në këtë sezon, nëse pureja është e preferuara juaj, atëherë mësoni çfarë keni bërë gabim deri tani në mënyrën e përgatitjes së saj!
1. Ju jeni vetëm duke përdorur patate të zakonshme
Sigurisht kur thua patate, ke thënë edhe niseshte. Në fakt, deri tani jemi mësuar që të konsumojmë purenë me patate të zakonshme e normale, por tani jo më! Mund të përdorni edhe pataten e kuqe, si një zgjedhje shumë e mirë që nëse bashkohet me një sasi të mirë qumështi gjatë përgatitjes, në fund rezultati është një super pure e shijshme.
2. Ju nuk jeni duke përdorur gjalp mjaftueshëm
E dinit që për një kilogram patate duhet një pako gjalp? Sasia mund të variojë nga 100 gramë e sipër, ndaj nëse nuk e keni zbatur këtë si këshillë, është mirë që ta praktikoni këtej e tutje.
3. Ju jeni duke përdorur vetëm gjalp
Ne mendojmë se nëse ka një përbërës që e bën me të vërtetë të shijshme një pure, ai është gjalpi. Nëse ju vendosni ta përzieni me gjysmë litri qumësht ose krem pana, atëherë duhet një sasi gjalpi edhe më e madhe se 100 gr për ta bërë perfekte shijen.
4. Ju nuk jeni duke përdorur erëza të freskëta
Ne shqiptarët tradicionalisht, në pure nuk kemi shtuar ndonjëherë erëza të freskëta, dhe kjo është një nga ato gjërat tipike gabim në realizimin e kësaj recete. Prej ditës së sotme, kur të vendosni të bëni purenë e radhës shtoni erëza si rozmarinë apo trumzë gjatë zierjes së patateve dhe do të na kujtoni. Në fund, mund të hidhni pluhur të arrës moskat, ose lëkurës së limonit dhe voila'.
5. Ju nuk jeni duke ruajtur ujin e patateve
E paskemi bërë gabim gjithë kohës! Mos e hidhni ujin ku zieni sasinë e patateve për të përftuar një pure, sepse mund ta përdorni sërish në një recetë të radhës. Duke e ngrohur pakëz, ose duke i shtuar lëng limoni të freskët, ju sapo morët një sasi lëngu të nevojshme për receta gatimi në kuzhinë.
6. Ju nuk jeni duke bërë petulla me mbetjet
E dinit që copëzat që teprojnë në tenxhere nga pureja, ose nëse merrni pak nga sasia e përftuar, mund t'i shndërroni në petulla fantastike? Shtoni pak vezë, dhe pak përbërës të tjerë sipas preferencës dhe më pas i skuqni ato. Gjë të mirë nuk keni ngrënë ndonjëherë!