Era e keqe e trupit nuk vjen vetëm nga sqetullat: mund të kundërmojë çdo pjesë e trupit ku ka gjëndra të djersës dhe gjëndra dhjamore – si skalp, organet gjenitale, këmbët, madje edhe tek thithkat. Era  e keqe nuk vjen nga djersa, por zhvillohet kur bakteret fillojnë të përhapen në djersë. Larja çdo ditë, ndryshimi i rrobave dhe përdorimi i deodorantëve mund të ndihmojnë në këtë rast, megjithatë ka persona që djersitin më tepër seç duhet (hiperhidroza) si pasojë e sëmundjeve që ata vuajnë (si diabeti).

Zbuloni disa mënyra shumë efikase për të eliminuar erën e keqe nga trupi.

Ndryshoni dietën

E dini që disa ushqime dhe erëza me erë të fortë, si qepa apo hudhra, mund të shkaktojnë aromë të rëndë në gojë, por kjo aromë mund të dalë edhe nga poret edhe pas disa orësh pasi keni ngrënë. Nëse keni konsumuar ushqime të tilla dhe akoma po përballeni me erën e rënë, ekspertët sugjerojnë që të vendosni disa pika vaj mente në gjuhë. Kjo teknikë ka rezultuar e suksesshme tek shumë njerëz që e kanë provuar.

Ulni nivelet e stresit

Kur stërviteni ose nxeheni nga shkaqe të tjera, gjëndrat ekrine (të djersës) prodhojnë një substancë të ujshme për të rregulluar temperaturën e trupit. Ndërsa nxitësit emocionalë të stresit ndryshojnë gjëndrat apokrine, që gjenden kryesisht tek sqetullat dhe artikulacionet, dhe sekretojnë një lëng të bardhë. Ai bëhet shkak për përhapjen e baktereve dhe mykut, duke shkaktuar kështu edhe erë të keqe në trup. Meditimi, joga dhe teknika të tjera qetësuese mund të ndihmojnë.

Aplikoni uthull molle

Acidi, si ai i gjendur tek uthulla e mollës ose lëngu i limonit, parandalojnë zhvillimin e baktereve, përfshirë edhe ato që shkaktojnë erë të keqe nga djersa. Vetëm se duhet t’i përdorni ato me kujdes: Edhe pse uthulla e mollës dhe limoni mund të ulin numrin e baktereve në lëkurë që shkaktojnë erë të keqe, ato mund të shkaktojnë gjithashtu irritim të lëkurës. Prandaj përdorni pambuk për të aplikuar uthullën e mollës ose lëngun e limonit në sqetulla.

Përdorni bimë mjekësore

Sherbela është një erz shumë e mirë për t’i dhënë shije dhe ëmbëlsi ushqimeve, por nga ana tjetër ndihmon edhe me largimin e erës së keqe nga trupi. Vaji i rozmarinës gjithashtu funksionon njësor, pasi ka veti antimikrobiale dhe freskuese.

Burimi: Gazeta Shëndeti