
Kush më mirë se ajo na provon faktin se vitet janë thjesht numra për të?! Edhe pse daljet e saj mediatike në intervista o studio televizive janë disi të rralla, sërish fokusi artistik dhe projektet janë aty në morinë e angazhimeve të përditshme që ajo ka. Inis Gjoni, showgirl-i njohur shqiptar, kohët e fundit i ka përqëndruar të gjitha energjitë dhe idetë tek teatri, ku disa herë ka ardhur me shfaqje artistike që mbajnë firmën e saj regjisoriale.
Por, nëse ka një gjë për të cilën Inisi përmendet më shumë, ai është sekreti i bukurisë dhe rinisë së përjetshme! As kaçurrelat e asgjë tjetër në tiparet e saj nuk kanë ndryshuar me kalimin e viteve dhe kjo foto e fundit na e provon më së miri këtë.

Në fakt, ka qenë vetë Inisi që duke u bërë nostalgjike vendos të ndajë me të gjithë fansat virtual një foto nga albumet e vjetra, e cila i takon plot 20 viteve më parë. Bukuri natyrale dhe një make up i thjeshtë, janë gjithçka shfaqet në këtë foto speciale të cilën ajo e ka ndarë me të gjithë ne.
"Në teatër gjatë shfaqjes, "Lezeti i kolltukut dhe i krevatit", shkruan Inisi në dixhiturën e fotos, ndërsa komentet janë të shumta. Fansat nuk ngurrojnë ta quajnë bukuri natyrale në çdo koment tyrin.
Dhe Inisi është vërtet e tillë!
