Një italian, një kafe. Sidomos, në bare ku variacionet janë të panumërta. Kapuçino apo kafe e gjelbër, janë moda më e fundit në aspektin e kafesë. Ato janë marrë falë shtimit të fundit të tokës orientale të çajit matcha. Sipas studimeve të fundit, përqëndrimi do të ishte më efikas me përfitimet e kafesë me ato të çajit të rritur në Japoni.

Por, ka aq shumë mënyra se si shërbehet kafeja në Itali, sa ju do të çuditeni! Nga variantet që ndryshojnë prej përbërësve, si qumështi me xhensen, tek temperatura, madhësia e filxhanit(qeramik apo xhami).

Këtu janë plot 10 variante interesante që nëse i shihni me kujdes, herën tjetër kur të udhëtoni drejt Italisë, mund të porosisni të preferuarën tuaj.

Një kafe
Më e thjeshta dhe ndoshta më e rralla. Një kafe e thjeshtë, në të cilën shtoni vetmë sheqer sipas dëshirës suaj.
Një kafe marokene
Ne nuk e dimë origjinën e emrit, është një kafe e shkumëzuar me pluhur kakao. Por, baristët e bëjnë më tërheqëse kur e shërbejnë përmes formave të ndryshme dhe interesante.
Një makiato e nxehtë
Shtojini një kafeje normale, pakëz qumësht të ngrohtë dhe voila'! Makiato është gati!
Një makiato e ftohtë
Shtojini një kafeje normale, një grimcë qumësht të ftohtë dhe ajo është gati!
Një kafe e shkumëzuar
Është e ngjashme me makiaton, por në vend të derdhjes së qumështit, në të hidhet shkuma e qumështit të avulluar.
Një dekafeinato
Gjithashtu quhet Deka. Për ata që duan aromën e kafesë, por pa kafeinën që prodhon efekte "emocionuese".
Një kafe shaker
Receta është shumë e thjeshtë: sheqer, kafe, akull të vendosur në një shaker të zakonshëm. Rezultati filtrohet para se të shërbehet. Gjithashtu mund të shijohet në variantet me një shishe likeri ose çokollatë.
Një kafe xhinsen
Mund të quhet fusion kafeje. Kafe e vogël me një infuzion me xhinsen në të.
Një kafe e gjatë
Një pjesë e kafesë shijon më shumë, nëse shërbehet në sasi të madhe. Ndaj, nëse nuk e shtyni dot me një kafe të shkurtër që pihet me një gllënjkë, një kafe e gjatë është zgjidhja për ju.
Kafe dopio
Sasia e dy kafeve në një filxhan, quhet dopio.