Edhe pse ishte një ndër ndarjet më të përfolura të këtij viti, Seldi dhe Mimoza Shkodra zgjodhën të mos bënin asnjë deklaratë publike dhe asnjë koment për arsyet që i çuan t’i jepnin fund fejesës së shpejtë. Derisa Seldi pranoi publikisht se nuk ishte më me Mimozën live në DWM duke shprehur respektin ndaj saj dhe familjes. Ndërsa ajo nuk reagoi as këtë herë…

Në një intervistë të fundit për mediat, këngëtarja pranoi se ishte ‘single dhe e lumtur’, por kënga e saj më e re, në fakt nuk e tregon kështu. “Jo nuk ta fali, prej teje mësova se nuk jemi perfekt; sot e pranoj që nuk jemi të njëjtë; nuk e di pse mu ma le fajin” janë vetëm disa nga vargjet e këngës, tekstin e së cilës e ka shkruar 2Step, por të gjitha dyshimet na çojnë të mendojmë se ka pasur parasysh historinë e fundit të Mimozës.

Mu ma le fajin”, sapo është publikuar nga këngëtarja dhe, me siguri, komentet për fabulën e saj nuk do të mungojnë. Një baladë e ndjerë që nuk ka nevojë për aksesorë të tjerë veç vetë Mimozës, e cila luan rolin e ‘vajzës së ndarë’ që reflekton për dashurinë e humbur.

Ca kujtime të kthyera në dhimbje, ca gabime që të dy zbuluan rrugës për njëri-tjetrin dhe një faj që, sipas fabulës së këngës, i ka mbetur Mimozës…
Një histori e trishtë dhe e bukur, por nëse është e bazuar në një histori të vërtetë, atëherë do të dukej edhe e dhimbshme.